Milazim Krasniqi: Nëse ndodh eliminimi politik i Haradinajt, hapën pazare për zhbërjen e Kosovës

Aktuale

Milazim Krasniqi: Nëse ndodh eliminimi politik i Haradinajt, hapën pazare për zhbërjen e Kosovës

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 22:48
Milazim Krasniqi

Profesori dhe ish politikani, Milazim Krasniqi thotë se dorëheqja e Ramush Haradinajt, për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale është për keqardhje të thellë, sepse mund të mos jetë vetëm ai cak i goditjes, po i gjithë shteti ynë.

“Si ka ardhë puna deri këtu është çështje që do të diskutohet gjatë, më gjatë se sa që janë jetët tona, siç do të jenë edhe pasojat e (keq)shtetndërtimit. Pavarësisht prej fatit politik e jetësor, Haradinaj do të mbahet mend që deri sa ishte në detyrë, e pengoi projektin e zhbërjes së shtetit të Kosovës dhe rikthimin e ndikimit rus në këto hapësira”, ka shkruar Krasniqi, i cili njëherit është edhe babai i shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

Sipas tij, për karrierën e një politikani, që ka qeverisur me duar të lidhura, është trashëgimi solide.

“Duke uruar pafajësinë e tij, sot jam shumë më skeptikë se sa dje për ekzistencën e këtij shteti. Vërtet nuk dëshiroj që me asnjë fjalë ta rëndoj gjendjen edhe ashtu të tejrënduar, por kam frikë se nëse ndodhë eliminimi politik i tij, do ta hapë pistën e pazareve që Kosovën do ta shpienin pashmangshëm drejt zhbërjes”, ka shkruar në fund Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat