Nait Hasani: Ramush, je dukagjinas, je i fjalës dhe besës. Je i regjionit që ka pas burra që moti

Aktuale

Nait Hasani: Ramush, je dukagjinas, je i fjalës dhe besës. Je i regjionit që ka pas burra që moti

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 23:02
Ramush Haradinaj dhe Nait Hasani

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani është deklaruar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili tha se sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar si i dyshuar.

“Ramush, ishte lajm i rënd për mua sot, Ramush, por je Dukagjinas, i fjalës e besës i një regjioni që ka pas e ka emër e që ka pas burra që moti, që i kanë dalë zot këti vendi e atdheut sa hërë ka qënë në nëvoj e në rrezik”, ka shkruar Hasani.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje)

Ramush,
Ishte lajm i rënd për mua sot, Ramush, por je Dukagjinas, i fjalës e bësës i një regjioni që ka pas e ka emër e që ka pas burra që moti, që i kanë dalë zot këti vendi e atdheut sa hërë ka qënë në nëvoj e në rrëzik.

Trimat e Dukagjinit nuk i ka friguar as Sulltani, as krali, as mbreti, ety Ramush as Gjykatat e Hagës, as ato Speçiale në mbrojtje të atdheut dhë shtetit të Kosovës, ti ke tëjkalu sfida në luftë dhe në paqe.

Dorëheqja jote Ramush, nga pozita e kryëministrit pas vendimit që morre nga gjykata speçiale për intërvistim edhe për të dytën hërë si kryëministër, nga përfundimi i gjykimit në Tribunalin e Hagës, ku u shpalle i pafajshëm dhe u lirove nga të gjitha akuazat.
Thirrja e sotme për të tretën herë për intërvistim tash në gjykatën speçiale të formuar nga Kuvëndi i Kosovës për të njëjtat akuza, pse ne si Shqiptarë kem luftuar për tu çliruar nga okupimi serbë, tregon veprimin politik të gjukatës speçiale kundër luftës çlirimtare të UÇK-së për lirinë dhë çlirimin e Kosovës nga Serbia.

Dorëhëqja e jote Ramush nga pozita e kryeministrit për hërë të dytë është akt burrëror e politik, kombëtar e familjar dhe regjional si dukagjinas në shërbim të shtëtit të Kosovës dhë luftës së drëjtë të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës për liri e çlirim dhe pavarësi nga Sërbia.
Ky veprim i gjykatës speçiale në momentet e tashme të dialogut Kosovë – Sërbi është në një formë dhë hakmarrje politike kundër punës tënde si kryeministër, që bëre këto dy vite, në mbrojtjën e shtetit të Kosovës në raport me Serbinë në dialog para faktorit politik Ndërkombëtar në të drëjtën juridikë të Kosovës si shtet i pavarur e sovran në kufijtë e së drejtës historike e etnike dhe politik shtetërore të njohur ndërkombëtarishtë nga 114 shtete dhe për taksën e vendosur nga qeveria e Kosovës, kundër Sërbisë. Këtu më siguri së janë të involvuar drëjtëpërdrëjt dhe politikat hakmarrse nga çdo anë kundër Kosovës në çdo formë.
Po, Ramush, me veprimin tënd sot ke treguar se pozita politike si kryeministër nuk është asgjë në raport me mbrojtjen e shtetit të Kosovës dhë luftës së shenjtë të UÇK-së të larë me gjakun e mijëra dëshmorëvë dhe gjakun e vëllezërve tuaj dëshmor Luan e Shkëlzen Haradinaj.
Mallkimi qoftë mbi ata e mbi familjet e tyre që ende punojnë kundër atdheut !
Ramush, jam me ty dhe me të gjithë ata Ushtarë të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, në çdo kohë në mbrojtje të atdhëut dhe të drëjtës tonë për liri, para çdo gjykate speciale e kujtë do qoftë!
Vëtëm burrat, si ti, japin çdo gjë për atdheun!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat