Vuçiq: Dorëheqja e Haradinajt trik politik

Aktuale

Vuçiq: Dorëheqja e Haradinajt trik politik

Nga: F.B Më: 20 korrik 2019 Në ora: 11:35
Aleksandar Vuçiq

„Kam frikë se zhvillimet politike po shkojnë në drejtim të shtyrjes së mëtutjeshme të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit” ka thënë presidenti I Serbisë Aleksandar vuçiq duke komentuar ngjarjet në Prishtinë dhe dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, në çka Serbia duhet të reagoj e qetë dhe pa eufori, shkruan “Politika” përcjell “Bota Sot”.

„I Kuptoj nevojat dhe pritjet e popullit tonë për respektimin e të drejtës, nejrëzit tanë kanë pësuar shumë për shkak të fajësisë dhe përgjegjësisë për gjithë atë q ëka ndodhur në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Andaj I kuptoj edhe kënaqësinë në një farë forme te njerëzve për shkak të thirrjes në intervistë të Haradinajt  në dyshimin për krime lufte”,tha ai.

Sipas tij nuk ka vend për kënaqësi dhe eufori jo sepse mendojmë diçka pozitiv për Haradinajn por për shkka të sjelljes së shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare ndaj popullit serb dhe Serbisë.   

Vuçiq mendon se pas dorëheqjes së Haradinajt tendenca e Prishtinës dhe Tiranës  do jenë për afrim dhe bashkim dhe vazhdimësi të tregimit “Shqipëria e Madhe””.

Ai ftoi opinionin që të reagoj me mature duke përkujtuar se gjendja e serbëve në Kosovë do vështirësohet.

Vuçiq pret që të ketë hegjemonizëm dhe rritje të ekstremizmit tek shqiptarët dhe qëndrimeve të tyre sikurse edhe urrejtja më e madhe ndaj popullit serb dhe shtetit serb.

„Serbia do I kushtoj më shumë kujdes mbijetesës së serbëve në Kosovë, pasi populli atje llogarit në ne” porositi ai, duke shtuar se më e rëndësishmja për vazhdimin e dialogut është ruajtja e paqes dhe stabilitetit.

Vuçiq ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po hesht, ndërsa ëliderët politikë në Shqipëri po e cilësojnë Haradinajn si trim të madh. Ai pret që Haradinaj në javën tjetër të shkojë në Hagë, nga atje do lëshohet dhe do ketë popullaritet të dyfishuar që është presion tjetër ndaj Serbisë.

„Haradinaj, dëshiron të fitoj bindshëm në zgjedhje duke mos future fare serbët në qeveri, duke ftuar pjesëtarë serb në synimin për bashkim brenda Kosovës por edhe me Shqipërinë”, tha Vuçiq.

Nëse ka proces zgjedhor nuk mund të ketë dialog sikurse as heqje të taksës që kanë krijuar situatën e tmerrshme në raportet mes nesh.

„Ideja dhe plani I tyre është të presin zgjedhjet dhe Haradinajn të del sa më I fortë, ku nuk do ketë vend për serbët as për dialog”, tha ai.

„E qartë se nuk do ketë bisedime, duhet të përgatitemi nëse nuk ka përgjegjësi në bashkësinë ndërkombëtare dhe nëse nuk bëhet presion në Prishtinën, nuk mund të ketë ndryshime”, tha ai.

Vuçiq pret presion shtesë ndaj Serbisë nga ata që e kanë krijuar shtetin e Kosovës dhe ato janë vendet perëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat