Dr. Mustafa Bajrami; T’i bllokojmë pikat kufitare, aeroportin e fillimisht mos lejojmë shkuarjen e Ramushit në Hagë! - Bota Sot
Dr. Mustafa Bajrami; T’i bllokojmë pikat kufitare, aeroportin e fillimisht mos lejojmë shkuarjen e Ramushit në Hagë!

Aktuale

Dr. Mustafa Bajrami; T’i bllokojmë pikat kufitare, aeroportin e fillimisht mos lejojmë shkuarjen e Ramushit në Hagë!

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 14:53
Prof. Dr. Mustaf Bajrami

Analisti politik Dr. Mustafa Bajrami sot ka bërë thirrje popullore që me çdo kusht të mbrohet komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se duhet të bllokohen rrugët, aeroporti e fillimisht Gllogjani për të mos lejuar Ramush Haradinajn ta dergojnë në Hagë.

Përndryshe, Dr. Bajrami si ish ushtar i UÇK-së edhe më parë ka dalë me shkrime në mbrojtje të vlerave të UÇK-së. Është ende e freskët ftesa e tij që e pati bërë në mbrotje të ‘Sulltanit’, Sylejman Selimit.

Më poshtë gjeni shkrimin e tij të plotë në llogarinë e tij në Facebook:

Shqiptarët duhet të ngriten në këmbë nga Saranda e deri në Merdarë për ta mbrojtur e për të mos ja dorëzuar Hagës komandantin e UÇK-së, Ramush Haradinajn. Deshti apo s’deshti Ramush Haradinaj…!

I tërë Gllogjani duhet ta rrethojë katundin e të mos lejojë daljen nga aty të Ramush Haradinajt. Populli duhet të derdhet në aeroportin e Prishtinës e ta bëjë terr atyhin dhe pikat kufitare. Të mos lejojë hyrjen e Ramushit as në aeroport e në asnjë pikë kufitarë nga ku do ta kishin dërguar për në Hagë.

Sepse dërgimi i Ramushit në Hagë është goditja përfundimtare ndaj UÇK-së, ndaj vlerave të shenjta të luftës së shenjtë që e bëmë për liri.

Personalisht dhe me familje e me mburrje do të isha ngujuar në rendin e parë të njerëzve në mbrotje të komandantit të UÇK-së, në mbrojtje të vlerave të UÇK-së. I bëjë thirrje OVL-së së UÇK-së që urgjentisht të marrin hapat e duhur për senzibilizim.

Nëse nuk e bëjmë këtë, çdo gjë që themi e shkruajmë, janë pallavra. Janë llomotitje.
Popujt e mençur atdhedashës e që ja dinë vlerën luftës për liri, kështu kanë vepruar. Nuk kanë heshtur kaq shumë karshi padrejtësive që u janë bërë.

Kohë më parë popullata turke doli në rrugë dhe për 45 ditë me radhe nuk u kthye nëpër shtëpi. Fjeti nëpër sheshe. Me tërë qenien mbrojti atdheun, Turqinë, demokracinë dhe presidentin e tyre. Ata nuk hezituan e as i dëgjuan analistët pa tru që filozofonin si të ishin të shitur e zangoq.

Nuk është vetëm rasti i Turqisë. Ka edhe shumë shembuj të tjerë që vepruan kështu.

Unë jam për drejtësi. Por kurrë nuk mund ta pranojë këtë dhunë, fillimisht psikologjike që po na bëhet. Evropa e demokracisë nuk duhet të lejojë gjithë këtë nëpërkëmbje që po na bëhet. Sidomos shqiptarët më nuk duhet të lejojnë…!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...