Haradinaj nis fushatën: Popull më të mirë se në Rahovec nuk ka - Bota Sot
Haradinaj nis fushatën: Popull më të mirë se në Rahovec nuk ka

Aktuale

Haradinaj nis fushatën: Popull më të mirë se në Rahovec nuk ka

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 12:05
Ramush Haradinaj

Dy ditë pas ofrimit të dorëheqjes nga pozita e kryeministrit të Kosovës, Rasmush Haradinaj, ka qëndruar në Rahovec. Nga aty, kryeministri në dorëheqje ka lavdëruar qytetarët e asaj ane. Ka thënë se njerëz më të mirë se rahovecianët nuk ka, transmeton Gazeta "Bota sot".

“Qysh janë njerëzit ju merr moti. Njerëz ma të mirë se rahovecianët nuk ka”, i ka lavdëruar rahovecianët Haradinaj.

Këto komente ai i ka bërë gjatë Akademisë Përkujtimore në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu.  Haradinaj gjatë kësaj akademie është shprehur se Shejh Myhedini.

Image

Haradinaj gjatë fjalës së tij është shprehur se Shejh Myhedini, do të kujtohet gjithmonë si hero i kombit.

“Një ngjarje si kjo i bën krenar popujt., ne jemi në vbendin ku 21-vjet më parë ra heroikisht një prijës fetar, e rilindas. Nëse flasim këtu për heronjtë e kombit, Shejh Myhedini është pjesë e tyre. Historianët do të kenë punë me të”, ka thënë Haradinaj gjatë akademisë përkujtimore.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...