Ambasadori i Spanjës në takim me Bërnabiqin, ka një lajm të keq për Kosovën - Bota Sot
Ambasadori i Spanjës në takim me Bërnabiqin, ka një lajm të keq për Kosovën

Aktuale

Ambasadori i Spanjës në takim me Bërnabiqin, ka një lajm të keq për Kosovën

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 13:41
Ana Bërnabiq dhe Raul Bartolomeu Molina

Ana Bërnabiq ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Spanjës, Raul Bartolomeu Molina.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Spanjës në Beograd, Raul Bartolomeu Molina i cili i konfirmoi se shteti i tij nuk do ta ndryshojë qëndrimin në lidhje me mos njohjen e Kosovës.

Ai po ashtu u zotua se Spanja do të vazhdojë të ofrojë mbështetje në rrugëtimin evropian të Serbisë, raportojnë mediat serbe.

Bërnabiq dhe Molina kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale të dyja vendeve dhe mundësinë e bashkëpunimit të mëtejmë ekonomik.

“Serbia gjithmonë do të jetë mik i mirë i Spanjës. Ambasadori Molina ka konfirmuar se Spanja nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj në raport me Kosovën dhe se do të vazhdojë të shfaq mbështetje për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe nacionale të Serbisë”, deklaroi Bërnaviq.

Spanja është një prej pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk e ka njohur Kosovën, së bashku me Qipron, Rumaninë, Greqinë dhe Sllovakinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...