Ambasada e Zvicrës pas dorëheqjes së Haradinajt del me një njoftim, ja çfarë thotë

Aktuale

Ambasada e Zvicrës pas dorëheqjes së Haradinajt del me një njoftim, ja çfarë thotë

Nga: Z.B Më: 22 korrik 2019 Në ora: 18:42
Ilustrim

Pas ftesës së Gjykatës Speciale, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të premten ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook sot ka shkruar një letër zyrtare, ku ka thënë se deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si kryeministër dhe Qeveri në dorëheqje.

“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme, kam ftuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme nacionale, në mënyrë që e drejta për të zgjedhur t’i kthehet sovranit. Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si Kryeminister dhe Qeveri në dorëheqje”, ka shkruar ai.

Me këtë rast Ambasada e Zvicrës në Kosovës ka reaguar, ku përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se  Ambasada e Zvicrës merr parasysh dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga funksioni i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, përcjell “Bota sot”

Ja njoftimi i Ambasadës:

Ambasada e Zvicrës merr parasysh dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga funksioni i Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Ne u bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesve institucional që të veprojnë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Jemi të bindur se institucionet shtetërore vazhdojnë të funksionojnë dhe do të trajtojnë në mënyrë efektive nevojat e popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat