Nisma e vendosur të shkojë e vetme në zgjedhje - Bota Sot
Nisma e vendosur të shkojë e vetme në zgjedhje

Aktuale

Nisma e vendosur të shkojë e vetme në zgjedhje

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 19:18
Ilustrim

Të premten, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministër, pasi mori ftesë të intervistohet nga Gjykata Speciale.

Pas këtij vendimi, partitë politike në Kosovë kanë filluar të mendojnë për zgjedhje, edhe pse presidenti, Hashim Thaçi ende nuk e ka marrë një vendim të tillë.

Liderët e subjekteve politike ditë më parë u deklaruan se janë të gatshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe nuk duan të formojnë një qeveri teknike.

Madje në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje po flitet për një koalicion të mundshëm parazgjedhor. Këtë për lajmi.net e konfirmoi edhe deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, mirëpo ajo theksoi se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Edhe Nisma Socialdemokrate dje u paraqit e gatshme për zgjedhje. Të njëjtit, nuk u deklaruan rreth një koalicioni të mundshëm parazgjedhor.

Të hënën, Bilall Sherifi nga kjo parti ka thënë për lajmi.net se diçka e tillë ende nuk është diskutuar.

“Nisma është e vendosur të hyjë e vetme në zgjedhjet e parakohshme. Ndërsa sa i përket koalicioneve parazgjedhore, diçka e tillë nuk është diskutuar. Një vendim eventual për koalicione parazgjedhore i takon kryesisë së partisë”, ka thënë Sherifi.

I pyetur nëse kjo parti ka vija të kuqe për ndonjë subjekt, Sherifi ka thënë se organet drejtuese e kanë fjalën e fundit.

Theksojmë se këtë mandat qeverisës Nisma ishte pjesë e koalicionit PAN dhe udhëhoqi me tri dikastere, ministrin e Arsimit, të Tregtisë dhe Industrisë, si dhe ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...