Haradinaj tregon se kur e mori ftesën për Hagë - Bota Sot
Haradinaj tregon se kur e mori ftesën për Hagë

Aktuale

Haradinaj tregon se kur e mori ftesën për Hagë

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 20:59
Ramush Haradinaj

Sonte, në emisionin “Pressing” të Televizionit T7, ka folur Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë i Kosovës. Në intervistën e parë pas dorëheqjes, Haradinaj dhënë detaje  rreth ftesës së Gjykatës Speciale dhe dorëheqjes së tij. 

Kryeministri në këtë intervistë për emisionin “Pressing” të Televizionit T7 ka folur edhe për ditën kur i kishte ardhur ftesa për të shkuar në Gjykatën Speciale në Hagë si i dyshuar.

“Disa ditë më përpara ka fillu komunikimi me dhomat e posaçme dhe i kam prit zyrtarët e tyre këtu”, ka treguar Haradinaj.

“Por konfirmimi i protokollit për shkuarje për intervistim në Hagë është bërë të premten, ditën e dorëheqjes” .

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...