Haradinaj: Pas dorëheqjes më kontaktuan shumë kryeministra, por jo Rama - Bota Sot
Haradinaj: Pas dorëheqjes më kontaktuan shumë kryeministra, por jo Rama

Aktuale

Haradinaj: Pas dorëheqjes më kontaktuan shumë kryeministra, por jo Rama

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 21:13
Edi Rama dhe Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë i Kosovës ka dhënë një intervistë për arsyet e dorëheqjes së tij për televizionin T7 në Kosovë. Ai ka dhënë detaje rreth ftesës së Gjykatës Speciale dhe dorëheqjes së tij. Ai ka konfirmuar raportet e ftohta me homologun e Shqipërisë, Edi Rama i cili nuk kishte reaguar direkt për thirrjen e tij nga Gjykata Speciale.

“Kam marrë shumë letra prej kryeministrave të rajonit, por jo prej Edi Ramës. Prej Shqipërisë më kanë shkruar presidenti Berisha, presidenti Mojsiu që ishte dhe këtu etj. Në Shqipëri është një ndjenjë respekti dhe vetëdija kombëtare e ka bërë të veten. Ata i përcjellin këto tema” – tha Haradinaj që i ka falënderuar të gjithë ata që i kanë shkruar pas vendimit të tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...