Glauk Konjufca: Nuk ka mandatar të ri, ka zgjedhje, Vetëvendosje është gati

Aktuale

Glauk Konjufca: Nuk ka mandatar të ri, ka zgjedhje, Vetëvendosje është gati

Nga: V.R Më: 23 korrik 2019 Në ora: 16:05
Glauk Konjufca

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se pas rënies së qeverisë Haradinaj, të gjithë e kanë të qartë se ajo çfarë presin qytetarët e Kosovës dhe ajo që iu intereson më së shumti është caktimi i datës së zgjedhjeve të reja në Kosovë, shkruan “Bota sot”.

Ai, ka thënë  nëse këtë javë nuk bëhet e ditur data e zgjedhjeve në Kosovë, dhe nëse presidenti e luan skenarin e PDK-së që t’i shtyjë zgjedhjet përmes manipulimit me mandatarin e qeverisë, Lëvizja VETËVENDOSJE! e para, nuk do të merr pjesë në kurrfar mbledhje ku do të ngritet çështja e mandatarit. Ne nuk kemi nevojë për një mandatar të ri të qeverisë, ne kemi nevojë për zgjedhje të reja në Kosovë dhe për një qeveri të re.

Postimi plotë i tij:

Pas rënies së qeverisë Haradinaj, të gjithë e kanë të qartë se ajo çfarë presin qytetarët e Kosovës dhe ajo që iu intereson më së shumti është caktimi i datës së zgjedhjeve të reja në Kosovë. Sepse njerëzit e kanë të qartë, që Kosovës më shumë se kurrë i nevojitet ndryshimi, ky ndryshim është shumë afër dhe shansa e tillë mund të ndodhë vetëm nëse mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë sa më shpejtë.

 

Tash, dihet që e vetmja gjë që mund të ndodhë është caktimi i datës së zgjedhjeve. Lëvizja VETËVENDOSJE! e bën të ditur që nuk do të pranoj asnjë zvarritje nga presidenti për caktimin e zgjedhjeve në Kosovë. Nëse këtë javë nuk bëhet e ditur data e zgjedhjeve në Kosovë, dhe nëse presidenti e luan skenarin e PDK-së që t’i shtyjë zgjedhjet përmes manipulimit me mandatarin e qeverisë, Lëvizja VETËVENDOSJE! e para, nuk do të merr pjesë në kurrfar mbledhje ku do të ngritet çështja e mandatarit. Ne nuk kemi nevojë për një mandatar të ri të qeverisë, ne kemi nevojë për zgjedhje të reja në Kosovë dhe për një qeveri të re.

 

Sa i përket ushtrimit të rolit simbolik të presidentit për mbajtjen e mbledhjes, ne mendojmë se vetëm mbledhja ku caktohet data e zgjedhjeve të reja ka kuptim në Kosovë. Nëse nëse ne identifikojmë që presidenti po manipulon po e keqpërdorë pozitën e vet dhe po e lozë skenarin e PDK-së, Lëvizja VETËVENDOSJE! së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilës do t’i drejtohemi, do të thërrasim seancë të jashtëzakonshme për vetëshpërbërjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kjo do të ishte e vetmja mënyrë për t’ia pamundësuar presidentit çfarëdo manipulimi me shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

 

Pra, qëndrimet tona janë të qarta, Lëvizja VETËVENDOSJE! bën thirrje për caktimin sa më të shpejtë të datës së zgjedhjeve. Nuk do të merr pjesë në kurrfar mbledhje të presidentit për ndrrimin e mandatarit. Pra që ta zëvendësojmë Ramushin me ndonjë kryeministër tjetër të PAN-it. Dhe që formalisht do të marrim pjesë vetëm në atë mbledhje ku caktohet data e zgjedhjeve të ardhshme për të cilën kanë aq shumë nevojë qytetarët e Kosovës.

 

Ne i kemi bërë të ditura qëndrimet tona se çka nuk duhet të ndërmerr qeveria e Kosovës. Mirëpo e keni vërejtur se si, sa i përket pozitave, sa i përket emrimeve, ato nuk po ndalen edhe kur kjo qeveri është në dorëheqje, ndoshta është qeveria e vetme në botë që edhe pas dorëheqjes po i rritet numri i zëvendës ministrat. Ndoshta ky do të jetë edhe akti i fundit komik i kësaj qeverie e cila thotë se është duke shkuar por në të njëjtën kohë zëvendës ministrat nga 80 bëhen 82. Kjo ishte ajo që patëm t’ua themi sot sa i përket kësaj situate që është krijuar pas rënies së qeverisë Haradinaj. Për të tjerat besoj që i kemi shpjeguar me kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat