Ambasadori amerikan kërkon drejtësi për 14 serbët e vrarë në fshatin Grackë e Vjetër

Aktuale

Ambasadori amerikan kërkon drejtësi për 14 serbët e vrarë në fshatin Grackë e Vjetër

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 19:21
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ka kujtuar 20 vjetorin e vrasjes së 14 serbëve në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit, duke kërkuar drejtësi për viktimat.

“Sot shënohet 20 vjetori i vrasjes së 14 fermerëve, serbë të Kosovës, në Grackë të Vjetër. Viktimat e të gjitha etnive dhe familjet e tyre meritojnë drejtësi”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Vrasja e 14 banorëve serbë në fshatin Grackë e Vjetër, pati ndodhur në korrik të vitit 1999, pak javë pas hyrjes së forcave të NATO-s, dhe largimit të trupave serbe të sigurisë. Viktima më e re ishte një 17 vjeçar.

Autorët e këtij akti asnjëherë nuk u zbuluan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat