Mërgimtarët po vazhdojnë të përballen me kolona të gjata në pikat kufitare me Serbinë

Aktuale

Mërgimtarët po vazhdojnë të përballen me kolona të gjata në pikat kufitare me Serbinë

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 00:21
Ilustrim

Ardhja e mërgimtarëve për pushime në Kosovë, ka bërë që të shkaktohen kolona dhe pritje të gjata në pikat e kalimit kufitar me Serbinë.

Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona janë krijuar në pikat kufitare në Muçibabë deri në 300 metra në dalje dhe në pikë kalimin kufitar te Dheu i Bardhë deri në 80 metra në dalje, ndërsa në pikë kalimin kufitar në Merdare kolonat janë deri në 20 metra në hyrje.

Ndërsa pritjet sipas kësaj qendre në pikë kalimin kufitar Muçibabë janë deri në një orë, në dalje, te Dheu i Bardhë deri në gjysmë ore në dalje, ndërsa në Merdare deri në 15 minuta në hyrje.

Image

Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në web faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat