Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje me shtetin karabian Antigua dhe Barbuda.
Këtë e ka bërë të ditur Çitaku përmes një postimi në Twitter.
Çitaku ka thënë se kanë nënshkruar marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve.
“Vetëm sa nënshkruam marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të #Kosovë dhe #Antigua & Barbuda!”, ka shkruar Çitaku në Twitter.