Hoxhaj: Ata që vendosin vija të kuqe, përfundojnë të parët në gjirin e PDK-së

Aktuale

Hoxhaj: Ata që vendosin vija të kuqe, përfundojnë të parët në gjirin e PDK-së

Nga: H.O. Më: 25 korrik 2019 Në ora: 18:58
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në një postim në Facebook shkruan se një grup partish politike po mundohen të ndërtojnë profiling e tyre duke u thirrur si anti-PDK, transmeton Bota sot.

Ai thotë se ata që vendosin vija të kuqe, përfundojnë të parët në gjirin e PDK-së.

Postimi i plote:

Në këto 20 vjet, janë një grup partish politike dhe politikan që janë përpjekur ta ndërtojnë profilin e tyre politikë duke u thirrë gjoja si anti PDK, pa iu ofruar kurrë dhe asgjë qytetarëve të Kosovës. As që bëhet fjalë për të kontribuar diçka në shtetndërtimin e mundimshëm të shtetit të Kosovës. Sa herë që flitet për zgjedhje të mundshme, ata turren të japin deklarata për PDK por pa i përmendur kurrë qytetarët dhe platformën politike për ta. Ky është mashtrimi 20 vjeçar.

Dhe për ironi, ky soji i politikanëve kinse anti PDK dhe që thirren në vija të kuqe, janë të parët që përfundojnë në gjirin e PDK-së dhe në pushtet sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Përvoja jonë politike dhe vizioni për Kosovën, të cilin qytetarët ia kanë besuar PDK-së me vite të tëra, na ka mësuar se vijat e kuqe i vendosin vetëm qytetarët. PDK është e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat