Sipas ministrit serb Popoviç: "Marrëveshja e Brukselit është e vdekur, nuk ka më euro-integrim të Serbisë”

Aktuale

Sipas ministrit serb Popoviç: "Marrëveshja e Brukselit është e vdekur, nuk ka më euro-integrim të Serbisë”

Nga: F.B Më: 27 korrik 2019 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Ministri i ngarkuar me inovacione në Qeverisë e Serbisë Nenad Popoviç ka vlerësuar se pas të “gjitha porosive” që Beogradi ka marr në javët e shkuara” është e qartë se marrëveshja e Brukselit është e vdekur”, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Sipas këtyre porosive që ka marr Beogradi nga vendet perëndimore, qartë tregojnë se edhe “ integrim evropian për Serbinë nuk ka”.

Kryetari i Partisë Popullore Serbe (SNP) dhe ministri i inovacionit Nenad Popoviç në deklaratën e shkruar ka vlerësuar se “farsa me terroristin Ramush Haradinaj para Gjykatës së ashtuquajtur Speciale për krime të UÇK-së në Hagë, arrestimi i serbëve, rezoluta or populli serb si popull që ka kryer gjenocid dhe sulmet ndaj territorit të shtetit tonë në Kosovë ", Serbia duhet që “ edhe më fuqishëm të respektoj kushtetutën e vetë dhe rezolutën 1244, që të ndihmoj si të mundet popullin e saj në Kosovë dhe që të konsolidohet dhe forcohet ekonomikisht dhe në aspektin ushtarak, duke u mbështetur në miqtë dhe aleatët si Rusia dhe Kina.

"Anija politike serbe duhet të rrotullohet ngadalë dhe me mençuri, pa tërmete në drejtimin tjetër. Ky drejtim nënkupton se Serbia zhvillon politikë edhe më të fortë, bashkëpunim ekonomik dhe ushtarak me ato vende që raportet me Serbinë duan të i ndërtojnë në baza të barazisë duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial në lidhje me Kosovën ", ka nënvizuar Popoviç kumton SNP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat