Zgjedhjet e pashmangshme, Veseli fton partitë të merren vesh për shpërndarjen e Kuvendit

Aktuale

Zgjedhjet e pashmangshme, Veseli fton partitë të merren vesh për shpërndarjen e Kuvendit

Nga: G.B Më: 29 korrik 2019 Në ora: 19:58
Kuvendi i Kosovës

Kryetari i Kuvendit ët Kosovës dhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të votojë për shpërbërjen e vet dhe të caktohet data e zgjedhjeve, në mënyrë që vendi të shkojë sa më shpejtë në zgjedhje.

Ai këtë deklaratë e bëri për RTK, pas mbajtjes së mbledhjes së parë të Këshillit Drejtues të PDK-së, i dal nga zgjedhjet e brendshme të kësaj partie.

“Mos t’i maltretojmë qytetarët, është koha e vendimmarrjes. I kisha thirr kolegët e mi të partive politike, të mblidhemi në Kuvend, duhet të ndodh shpërbërja e Parlamentit, të merremi vesh për datën e zgjedhjeve”, tha Veseli.

Ai ka thënë se ka dy mundësi për caktimin e zgjedhjeve, takimi i partive politike me presidentin dhe vendimi i Kuvendit për shpërbërje, që sipas Veselit ky i dyti është dhe më i shpejt. Veseli tha se do të marrë iniciativën, që është në përgjegjësit e tij kushtetuese, për të thirrur një seancë të Kuvendit, për të vendos shpërbërjen me dy të tretat e votave.  

“Është koha e vendimmarrjes. I kisha ftuar kolegët e mi të partive të politike që të mblidhemi në Kuvend dhe të merremi vesh për datën dhe ta vetëshpërbëjmë Kuvendin dhe të shkojmë në zgjedhje. Kjo është më e mira për zgjedhje”, tha ai.

Në lidhje me ftesën e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj që u ka bërë për takim partnerëve qeverisës, Veseli ka lënë të nënkuptohet se nuk do t’i përgjigjet ftesës, duke pohuar se kjo tani nuk ta të me asnjë individ dhe se “kryeministri në largim, është kryeministri në largim”.

“Dorëheqja ka qenë dëshirë e kryeministrit. Ne do të shkojmë në proces zgjedhor. Qytetarët janë ata që i japin dikujt mandat qeverisë. Nga ky proces zgjedhor do të kemi një rezultat bindës për PDK-në. Kosova ka institucione, nuk ka nevojë të krijohet konfuzion. Zgjedhjet janë të pashmangshme. Partitë politike të mos mbajnë deklarata, por të marrin vendimin për shpërbërjen e Kuvendit me dy të tretat dhe të ecim më tutje”, tha Veseli.

***

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të pashmangshme dhe ka ftuar kryetarët e partive që të shkojnë në kuvend që të merren vesh për mbajtjen e mbledhjes plenare të Kuvendit, ku me dy të tretat e votave (80), do të shpërndahet Kuvendi, përcjell Bota sot.

këtë e ka bërë të ditur politologu Ramush Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, duke transmetuar deklaratën e Veselit në televizionin publik.

Tahiri këtë e ka quajtur lajm të mirë, duke thënë se s’ka nevojë të shkohet në konsultime tek presidenti dhe as shqyrtim në Kushtetuese nga Haradinaj.

Postimi i tij i plotë:

Bravo per Kadri Veselin

Sapo, nepermjet RTK iu drejtue qytetareve, duke thene se zgjedhjet e parakoheshme parlamentare ne Republiken e Kosoves jane te pashmangshme. Ai i ftoi te gjithe kryetaret e partive politike parlamentare te vijne ne konsultime ne Kuvend dhe te merren vesh per mbajtjen e Mbledhjes plenare te Kuvendit ne te cilen deputetet me dy te tretat e votave (80) do te shperndajne Kuvendin.
Lajm shume i mire, qendrim prej shteteformuesi, perkushtim,..
Me kete ska nevoje te shkohet ne konsultime te Presidenti Hashim Thaçi dhe nuk ka nevoje as shqyrtim ne Gjykaten Kushtetuese te doreheqjes se Kryeministrit Ramush Haradinaj..
Mandati i takon popullit dhe askush nuk duhet ti frikohet zgjedhjeve tha Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat