Albulena Haxhiu me një mesazh për Ableard Tahirin dhe Dhurata Hoxhën

Aktuale

Albulena Haxhiu me një mesazh për Ableard Tahirin dhe Dhurata Hoxhën

Nga: D.RR Më: 30 korrik 2019 Në ora: 12:36
Albulena Haxhiu

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook i ka reaguar Abelard Tahirit dhe Dhurata Hoxhës, për deklaratat e tyre kundër zgjedhjeve.

Haxhiu shkruan se ata i ka kapluar zori i humbjes së pushtetit dhe po e përjetojnë rëndë.

Postimi i plotë:

Abelard Tahiri deklaronte se "nuk kemi buxhet për zgjedhje" ndërsa Dhurata Hoxha paska thënë se "nëse hyjmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, zvarritet procesi i liberalizimi i vizave".

I ka kapluar zori i humbjes së pushtetit dhe duket që po e përjetojnë shumë rëndë.

Kosova kurrë më nuk duhet të ketë ministra të tillë.

#zgjedhje sa më parë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat