Ymeri: Telekomi t’i shkëpusë kontratat tjera abuzive

Aktuale

Ymeri: Telekomi t’i shkëpusë kontratat tjera abuzive

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 15:45
Nënkryetari i PSD-së, njëherësh kryetar i Komisionit për hetime në Telekom, Visar Ymeri

Nënkryetari i PSD-së, njëherësh kryetar i Komisionit për hetime në Telekom, Visar Ymeri, paralajmëron mos vazhdimin e kontratës së Telekomit me Z-Mobile, e cila skadon nesër, teksa kërkon që 300.000 numrat e Z-Mobile t’i kthehen kompanisë.

Ai në një postim në Facebook shkruan se kontrata me Z-Mobile i ka shkaktuar dëme të mëdha financiare dhe ngarkesa të papërballueshme tekniko-teknologjike Telekomit të Kosovës.

“Përveç se është dëmtuar kompania më e suksesshme publike e Kosovës, janë dëmtuar edhe abonuesit e saj, pra qytetarët e Kosovës, shërbimet e komunikimeve elektronike, të cilët kanë pësuar një degradim të vërejtshim”, shkruan Ymeri.

 “ARKEP duhet menjëherë të vendos që 300 mijë numrat në përdorim të Z Mobile t’i kthehen kompanisë që e ka Autorizimin individual për përdorim të numeracionit, Telekomit të Kosovës në mënyrë që të shfrytëzohen nga Vala 900. Në procesin hetimor parlamentar, në të cilin bashkë me deputetët e të gjitha grupeve parlamentare jemi duke punuar intensivisht prej shkurtit, ku kemi evidentuar dëme të shumta, që i janë shkaktuar Telekomit nga kontrata abuzive, krahas dhe përveç kësaj me Z Mobile. Edhe këto jemi duke i hetuar dhe edhe këto kontrata duhen të shkëputen në mënyrë që Telekomit t’i krijohet hapësirë dhe mundësi financiare për t’u zhvilluar, ristrukturuar e konsoliduar”, tha ai.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

TELEKOMI T’I SHKËPUS EDHE KONTRATAT E TJERA ABUZIVE, 300.000 NUMRAT NË PËRDORIM NGA Z-MOBILE T’I KTHEHEN MENJËHERË TELEKOMIT/VALA 900.

Nuk do të vazhdohet kontrata e Telekomit me Dardafon LLC (e njohur si Z Mobile) e cila skadon nesër. Ky është lajm i mirë, që duhet përshëndetur. Kjo kontratë i ka shkaktuar dëme të mëdha financiare dhe ngarkesa të papërballueshme tekniko-teknologjike Telekomit të Kosovës. Përveç se është dëmtuar kompania më e suksesshme publike e Kosovës, janë dëmtuar edhe abonuesit e saj, pra qytetarët e Kosovës, shërbimet e komunikimeve elektronike, të cilët kanë pësuar një degradim të vërejtshëm.

Ky mosvazhdim kontrate, para së gjithash dhe mbi të gjitha, vjen si rezultat i këmbëngulësisë dhe punës së palodhshme të sindikalistëve të Telekomit, të cilët vetëdijësuan opinionin për dëmet e kontratës dhe që u angazhuan drejtpërdrejt për ta mbrojtur interesin e ndërmarrjes.

ARKEP duhet menjëherë të vendos që 300 mijë numrat në përdorim të Z Mobile t’i kthehen kompanisë që e ka Autorizimin individual për përdorim të numeracionit, Telekomit të Kosovës në mënyrë që të shfrytëzohen nga Vala 900.

Në procesin hetimor parlamentar, në të cilin bashkë me deputetët e të gjitha grupeve parlamentare jemi duke punuar intensivisht prej shkurtit, ku kemi evidentuar dëme të shumta, që i janë shkaktuar Telekomit nga kontrata abuzive, krahas dhe përveç kësaj me Z Mobile.

Edhe këto jemi duke i hetuar dhe edhe këto kontrata duhen të shkëputen në mënyrë që Telekomit t’i krijohet hapësirë dhe mundësi financiare për t’u zhvilluar, ristrukturuar e konsoliduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat