Kolona në pikat kufitare me Serbinë, pritje mbi dy orë në Muçibabë

Aktuale

Kolona në pikat kufitare me Serbinë, pritje mbi dy orë në Muçibabë

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 22:23
Muçibabë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitarë në vazhdimësi po mban të informuar qytetarët lidhur me pritjet e mërgimtarëve nëpër të gjitha pikat kufitare.

Për dallim nga ditët e tjera ku pritje më të mëdha të mërgimtarëve kishte në kufirin me Merdare, sonte është krijuar kolonë te pika kufitare ‘Muçibabë’.

Sipas QKMK-së, pritja në këtë pikë kufitare është 2 orë e 30 minuta për të dalur nga Kosova.

Ndërsa, pritja për të hyrë është 3 deri në 5 minuta.

Në anën tjetër, në Merdare ka më pak pritje, ku për të dalur është 20 deri në 30 minuta, ndërsa pritja për të hyrë është 5 deri në 10 minuta.

Te kufiri ‘Dheu i Bardhë’, pritja është 15 deri 20 minuta për të hyrë në territorin e Kosovës, dhe 20 minuta për të dalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat