Veseli ka përkujtuar Tahir Sinanin, njërin prej heronjve më të lavdishëm

Aktuale

Veseli ka përkujtuar Tahir Sinanin, njërin prej heronjve më të lavdishëm

Nga: Z.B Më: 31 korrik 2019 Në ora: 22:21
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar dhe nderuar veprën e Tahir Sinanit, përcjell “Bota sot”.

Veseli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se Tahir Sinani është njëri prej heronjëve më të lavdishëm të luftës së Kosovës për liri.

Postimi i plotë:

Për të kujtuar e nderuar veprën e Tahir Sinanit, njërit prej heronjve më të lavdishëm të luftës sonë për liri, u ndala për vizitë në shtëpinë e tij në Bujan të Tropojës. Me fëmijët, vëllezërit, nipat e mbesat e tij bisedova për heroizmin e Tahirit dhe për kurajon që ai iu jepte bashkëluftëtarëve të tij përpara çdo beteje me trimërinë e tij të rrallë. I lindur e rritur afër kullës së Mic Sokolit, Tahir Sinani ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e luftës për liri të popullit tonë dhe duhet të shërbejë si model frymëzimi për brezat e ardhshëm të të rinjve.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat