Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër Kuvendit e Nëntë Zgjedhor. Ende nuk dihet saktë se kush do të zgjidhet kryetari i ardhshëm i LDK-së. Po flitet se Lutfi Haziri dhe Agim Veliu janë tërhequr, ndërsa i vetëm në këtë garë ka mbetur kryetari aktual, Isa Mustafa.
I kontaktuar për këtë çështje, zyrtari i kësaj partie, Bajram Gecaj nuk ka dhënë detaje. Madje e quan këtë pyetje si ‘një milionë dollarshe’.
“One million dollar question”, përgjigjet shkurt Gecaj, për “Bota sot”.