Vjen “goditja” e parë kundër Bulliqit pas dorëheqjes: Mori para për ta dëmtuar LDK-në!

Aktuale

Vjen “goditja” e parë kundër Bulliqit pas dorëheqjes: Mori para për ta dëmtuar LDK-në!

Nga: A.ZH Më: 3 gusht 2019 Në ora: 21:03
Shpejtim Bulliqi, Ramush Haradinaj

Shpejtim Bulliqi sot ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës, në shenjë proteste të zgjedhjes së Isa Mustafës kryetar.

Ai ka thënë se në krye të LDK-së është zgjedhur një klikë komuniste, që për të është e papranueshme.

E kundër Bulliqit, ka reaguar Sefedin Krasniqi, bashkëpunëtor i kolonelit Ahmet Krasniqi, përcjell Bota sot.

Krasniqi ka kritikuar Bulliqin, duke thënë se ai moti është dorëhequr nga LDK-ja, duke e akuzuar atë për “patriotizëm të rrejshëm” kur iu bashkua Ramush Haradinajt për Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka theksuar se Bulliqi kishte marrë para për ta dëmtuar LDK-në.

Sipas Krasniqit, nga partia dorëhiqet për arsye programore, vetëm nëse partia devijon, e jo sikur në rastin e sotëm.

Reagimi i Krasniqit:

Shpejtim Bulliqi paska dhënë dorehëqje nga LDK! Ende ishte n’LDK?

Shpjetimi e ka lehtë. Ky moti e ka pi supën e Ramushit. Në emër të patriotizmit të rrejshëm, i mori do euro për ta dëmtuar LDK-në, por Demarkacioni me Malin e Zi, u bë siç deshti Hashimi.

Nga Partia jepet dorëheqje vetëm për arsye programore, nëse partia devijon.

Të gjithë ata / ato që dorëhiqen, për shkakun që Isa apo akcili person zgjidhet kryetar, nuk ma mbushin mendjen..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat