Rugova: Presim tani ditën e madhe para “ Darkës së Lamës” ta bëjmë ndryshimin e madh

Aktuale

Rugova: Presim tani ditën e madhe para “ Darkës së Lamës” ta bëjmë ndryshimin e madh

Nga: A.SH Më: 3 gusht 2019 Në ora: 21:40
Delegatët e LDK-së

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka thënë se kaloi edhe ngjarja më e rëndësishme e viti, me rizgjedhjen e Isa Mustsfës kryetar të LDK-së.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për ata që duan ta shohin keq LDK-në, se të gjitha parashikimet dhe prognozat ogurzeza ju ranë në ujë.

Postimi në Facebook:

Kaloj ngjarja më e rëndësishme e vitit, sot me 03.08.2019!
Të gjitha parashikimet dhe prognozat ogurzeza ju ranë në ujë!
Presim tani ditën e madhe para “ Darkës së Lamës” ta bëjmë ndryshimin e madh! Pikë!
Foto nga ngjarja e 3 gushtit me protagonistët dhe delegatët e Istogut me rrethinë që bukur shpesh e kanë dridhë Serbinë!
Ne vazhdojmë me punët tona, ju dëshiroj shëndet e mbarësi!
#LDKshpiemadhe!
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat