Pacolli i përgjigjet Hasanit, tregon a i ka ikur Bahtiri dhe me kë do të bëjë koalicion

Aktuale

Pacolli i përgjigjet Hasanit, tregon a i ka ikur Bahtiri dhe me kë do të bëjë koalicion

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 13:14
Behgjet Pacolli

Ndaj kreut të diplomacisë kosovare  u drejtuan një mori akuzash. Pacolli u quajt rrugaç nga ana e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit. Por Pacolli ka vendosur të heshtë ndaj këtyre vlerësimeve. Ai ka folur për Agim Bahtirin nëse është larguar nga partia dhe me kë  partia e ti do të garojë në zgjedhje

U quajt rrugaç dhe njeri që ka lidhje me rusët. Por këto deklarata thitë se nuk po i bëjnë përshtypje aspak, Behgjet Pacollit i cili e drejton diplomacinë e Kosovës. Në këto vlerësime për Pacolli u lëshua  ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Hasani dje është shprehur shumë kritik për shefin e diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli. Hasani ka thënë se koalicionit PAN nuk do t’i falet që i ka besuar një dikaster kaq të rëndësishëm një njeriu që sipas tij për një kohë të gjatë ka bërë biznes me vendin armik të Kosovës, si Rusia.

Sipas tij, Pacolli nuk e ka bagazhin intelektual për të udhëhequr me Ministrinë e Jashtme, ndërsa shtoi se sjelljet e tij janë ordinere dhe të rrugaçëve.

“Unë besoj që PDK-së kurrë nuk do t’i falet që në shërbim të jashtëm ta lënë shef të shërbimit të jashtëm, dhe këtij koalicioni nuk i falet, një njeri çfarë ka qenë zoti Pacolli për shkak në rend të parë të prejardhjes së tij socio-kulturore, biznesore dhe nivelit katastrofal intelektual ose mendor dhe për shkak të këtyre dy gjanave kjo ka është e pafalshme. Pastaj, niveli, ajo me Bërnabiqin, ose me presidentin amerikan sjelljet d.m.th sjelljet rrugaçërie, ordiner kur i shohim jo të ministrit të Jashtëm, kjo është e pafalshme për PDK-në dhe koalicionin që ka pranu”, ka shkruar Hasani.

Por, Behgjet Pacolli po deklaron se nuk e ka ndërmend që të merret me deklaratat Hasanit. Madje shprehet se Hasani lirshëm mund të flas për të duke ironizuar se është shumë i durueshëm.

“Ato nuk i mora as si deklarata. Unë nuk merrem me to. Jam perfekt. Jam shumë i durueshëm. I durojë shumë të tjerët, madje nganjëherë edhe më shumë se që duhet”, ka thënë Pacolli.

E sa i përket koalicioneve për zgjedhjet e përgjithshme, kreu i AKR’së ka deklaruar se partia e tij nuk ka vënë vija të kuqe për asnjë parti.

“Si çdo parti edhe ne jemi gati për procesin zgjedhor. Nuk kemi vija të kuq me askënd. Ne gjithmonë e shikojmë programin dhe kualitetin që secila parti e ofron në Qeveri. Me të gjitha partitë jemi të hapur për koalicion. Po presim oferta”.

Por që në zgjedhjet e 2015’ës kreu i AKR’së ka deklaruar se kishin qenë shumë afër me Vetëvendosjen që të hyjnë në koalicion.

“Ne kemi punuar jashtëzakonisht shumë me Vetëvendosjen. Ka ndodhë një mosmarrëveshje edhe ne u rreshtuam me LDK’në. Por kemi punuar shumë program por interesant ka qenë bashkëpunimi”, ka deklaruar Pacolli.

Shefi permanent i AKR’së, Behgjet Pacolli, pyetur nëse partia e tij do të hyjë në koalicion parazgjedhor ai thotë se po i shqyrton mundësitë. Por me cilat parti, ai nuk tregon.

“Po i shikojmë programet. Mund edhe të kemi koalicione të tilla”, deklaron Pacolli.

E ditë më parë, kryetari i Mitrovicës njëherësh edhe kryetar i degës së Aleancës Kosova e Re (AKR), Agim Bahtiri ka deklaruar se nuk është më pjesë e AKR-së. Kështu Bahtiri kishte thënë për Express.

Por Pacollit sot ka thënë se Bahtiri është pjesë e partisë që ai e drejton.

“Ne jemi parti liberale. Bahtiri është pjesë e jona. Nuk kam ndonjë njoftim që nuk është”, thotë Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat