Ramadani: Strategjia e Sigurisë Kombëtare duhet të miratohet përfundimisht

Aktuale

Ramadani: Strategjia e Sigurisë Kombëtare duhet të miratohet përfundimisht

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 16:29
Burim Ramadani

Sikur të miratohej Strategjia e Sigurisë së Kosovës, zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se Strategjia e Sigurisë Kombëtare do të ishte mirë të miratohej përfundimisht.

“Strategjia e Madhe apo Strategjia e Sigurisë Kombëtare do të ishte më mirë të miratohej përfundimisht. Kjo, në bindjen time, është tema më serioze e politikave nacionale që mbetet në gjysmë. Dhe, në këtë dokument do të duhej të ishte të gjithë të bashkuar.Sikur të miratohej Strategjia e Sigurisë, do të përcaktoheshin definitivisht politikat nacionale të sigurisë e të mbrojtjes, duke bërë që Kosova në tetë vitet e ardhshme të funksiononte saktësisht si shtet model në rajonin tonë”, ka thënë Ramadani.

Sipas Ramadanit, objektivat e kësaj strategjie janë mbrojtja e sovranitetit të Kosovës.

“Objektivat janë të qarta dhe përcaktimet në këtë Strategji të miratuar nga Qeveria e Kosovës, më 19 korrik 2019, udhëzojnë mbrojtjen e integritetit e sovranitetit territorial, rendit kushtetues, ndër-veprimin dhe komunikimin midis institucioneve, sigurinë e hapësirës kibernetike, forcimin, avancimin dhe modernizimin e institucioneve, forcimin e sigurisë ekonomike dhe pavarësisë energjetike, sikurse edhe thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-në, rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe kontributin e Kosovës në sigurinë rajonale e globale”, është shprehur Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat