Diplomati i njohur amerikan, Damon Wilson e ka ‘goditur’ fuqishëm Serbinë pasi këta të fundit u armatosen nga Rusia.
Ai tha se një vend që shkon në BE nuk duhet të marrë armë nga Moska.
Në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, Wilson tha se blerja e armëve nga Rusia ishte lëvizje e papërgjegjshme.
“Rruga e Serbisë për në BE është përmes normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, jo përmes armëve ruse, jo përmes armëve nga Moska. Për sa kohë që Kosova është një pyetje e hapur, ne do të shohim përpjekjet ruse, do të shohim lojëra serbe, të gjitha ato marrëdhënie polemike”, tha Wilson.