Pacolli: Kosova nuk i pranon të ashtuquajturat pasaportat e Rusisë për banorët ukrahinas

Aktuale

Pacolli: Kosova nuk i pranon të ashtuquajturat pasaportat e Rusisë për banorët ukrahinas

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 08:49
Behgjet Pacolli

Ministri i jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli ka bërë thirrje që Rusia të ndaloj politikën e saj kundrejt Ukrainës.

Përmes një postimi në Twitter ai bën të ditur që Kosova nuk do t’i pranoj pasaportat që ka lëshuar Rusia për banorët e dy qyteteve në Ukrainë.

“Kosova nuk i pranon të ashtuquajturat pasaporta që lëshon Rusia për qytetarët e Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainë. Kosova përkrah fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Rusia duhet të ndaloj ndërhyrjen e paligjshme në Ukrainë dhe të largoj trupat e saj nga aty” shkruan Pacolli në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat