Sekretarja e shtetit në MPB Biljana Popoviç- Ivkoviç ka deklaruar se “Serbia do të bëjë çdo gjë që të evitoj pranimin e Kosovës në Interpol në herën e 4-të të paraqitjes së kërkesës për anëtarësim”, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.
"Pranimi eventual i Kosovës do përbënte politizim të organizatës ndërkombëtare policore dhe do ishte presedan me pasoja të paparashikueshme për anëtarët tjerë të Interpolit ", ka thënë Ivkoviç në bisedën që ka pasur me ambasadorin e Indonezisë Mohamed Çandra Vidja Judom, kumton ministria e brendshme.
Ajo ka falënderuar qëndrimin parimor të Indonezisë " për respektimin e sovranitetit dhe tërësisë së Serbisë ", sikurse edhe votimin kundër pranimit të Kosovës në Interpol në mbledhjen e fundit në Dubaj.
"Pranimi në Interpol do sjell pasoja për vendet tjera dhe është rast i veçant ka përsëritur ajo ",tha Ivkoviç.
Ky është vetëm një nga takimet e shumta që zyrtarët serbë janë duke zhvilluar në vazhdimësi me qëllim që të takojnë dhe zhvillojnë fushata kundër pranimit të Kosovës në Interpol, në fusha edhe rrethe të ndryshme.