Vetëvendosje dërgon nënshkrimet e deputetëve për shpërbërje të Kuvendit

Aktuale

Vetëvendosje dërgon nënshkrimet e deputetëve për shpërbërje të Kuvendit

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 12:59
Kuvendi i Kosovës

Një ditë pas mbledhjes së Kryesisë së kuvendit ku u vendos për shpërndarjen e Kuvendit më 22 gusht, janë 19 deputetë të VV-së që kanë deponuar nënshkrimet e tyre në Kuvend.

Kjo është bërë e ditur nga zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani përmes një shkrimi në Facebook.

Ai ka thënë se këto nënshkrime janë dorëzuar konform dakordimit në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Kuvendit.Ndryshe, pas caktimit të datës 22 gusht për shpërbërjen e e Kuvendit, partia e udhëhequr nga Albin Kurti ka dalë kundër caktimit të kësaj date.

Ata kanë thënë se data për shpërndarjen e Kuvendit do të mund të vendosej edhe më herët dhe jo 22 gushti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat