Mbledhja e kryesisë së LDK-së, Mustafa: Në LDK nuk u diskutua për emrin e kandidatit për kryeministër

Aktuale

Mbledhja e kryesisë së LDK-së, Mustafa: Në LDK nuk u diskutua për emrin e kandidatit për kryeministër

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 14:09
LDK

(E plotësuar) - Një ditë para mbajtjes së Këshillit të Përgjithshëm, LDK-ja ka mbledhur kryesinë e vjetër për të diskutuar mbi situatën politike në vend dhe organizimin për zgjedhje të parakohshme.

Megjithëse u raportua se në këtë takim do të propozohen emrat për kryesinë e re, nënkryetarët e partisë dhe të kandidatin për kryeministër, kjo u mohua nga zëdhënësi, Besian Mustafa.

Ai në një prononcim për media tha se të vetmet pika që janë diskutuar në kryesinë e LDK-së janë shpërndarja e Kuvendit të Kosovës që pritët të ndodhë me 22 gusht dhe përgatitjet për zgjedhje të reja.

Image

Mustafa: Janë diskutuar kryesisht parapërgatitjet për zgjedhjet e ardhshme

“Kryetari Mustafa pati një takim konsultativ me bashkëpunëtorët e tij nga kryesia e partisë. Janë diskutuar kryesisht parapërgatitjet për zgjedhjet e ardhshme që po vijnë siç jeni të njoftuar  dhe seanca e kuvendit ku do të shpërbëhet Kuvendit është caktuar me 22 gusht edhe kryetari Mustafa ka mbledhur bashkëpunëtorët e tij për të diskutuar parapërgatitjet për zgjedhjet e ardhshme që po vijnë. Siç jeni të njoftuar nesër në orën 16:30 do të mbajmë takimin me Këshillin e Përgjithshëm ku tema do të jetë po e njëjta”, tha ai.

Duke folur për strukturat e reja të partisë, Mustafa tha se në takimin e sotëm nuk është diskutuar asnjë emër dhe asnjë pozitë.

Mustafa: Nuk është diskuar as një emër dhe asnjë pozitë

“Në media u raportua për një gjë të tillë, por kjo nuk është e vërtetë sepse është diskutuar vetëm për parapërgatitjet për zgjedhjet që po vijnë. Nuk është diskutuar asnjë emër dhe asnjë pozitë. Jo për mandatarin për kryeministër apo bartësin e listës, por nuk është diskutuar për asnjë pozitë brenda në LDK”, tha ai

LDK-ja të shtunën e 3 gushtit ka mbajtur Kuvendit Zgjedhor ku Isa Mustafa u rizgjodh për herë të tretë  në krye të këtij subjekti politik, derisa nesër pritët të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm  i kësaj partie. 

Image

***

Pak minuta pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së vjetër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa ka dhënë detaje nga ky takim.

Mustafa tha se në këtë takim është biseduar vetëm për përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme si dhe shpërndarjen e kuvendit më 22 gusht.

“Sot nga ora 1 Mustafa pati takim konsultativ me kryesinë e partisë. Janë diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme që do të vijnë. Nesër nga ora 4:30 do të mbajmë edhe takimin e Këshillit të Përgjithshëm për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme që do të vijnë në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit. Kjo ishte tema e vetme që sot u bisedua”, tha ai.

I pyetur nëse u diskutua edhe për emrin e bartësit të listës apo kandidatit për kryeministër nga LDK, ai tha se këto janë vetëm raportime të mediave dhe se nuk ka pasur ndonjë diskutim lidhur me këtë.

“Në medie është raportuar një gjë e tillë por nuk është e vërtëtë. Diskutuam vetëm për zgjedhjet dhe jo për mabndatarin apo për bartësin e listës”, përfundoi Mustafa.

***

Lideri i rizgjedhur i LDK-së, Isa Mustafa ka mbledhur sot partinë e tij në selinë qendrore në Prishtinë, derisa bëhet e ditur se pritet që të flitet për emrat që do të propozohen nesër për votim në Këshill të Përgjithshëm.

Media dje ka raportuar se me nesër (7 gusht), Mustafa ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku do të përcaktohet kryesia e re, nënkryetarët e sekretari i përgjithshëm i partisë.

Ndërkaq, pritet të diskutohet edhe për pozicionin e LDK-së, në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Mustafa u takua të hënën me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin diskutoi për zgjedhjet e brendshme të LDK-së dhe situatën aktuale politike.

Të shtunën më 3 gusht Isa Mustafa u rizgjodh për herë të tretë krye të këtij subjekti politik

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat