Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së

Aktuale

Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës sot mbledh Këshillin e Përgjithshëm të saj në një tjetër takim.

Sipas informacioneve, gjatë këtij takimi do të diskutohet për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme.

Takimi i Këshillit të Përgjithshëm mbahet në selinë qendrore të LDK-së.

Ndërsa, dje LDK-ja mblodhi kryesinë e vjetër për të diskutuar mbi situatën politike në vend dhe organizimin për zgjedhje të parakohshme.

Megjithëse u raportua se në këtë takim do të propozohen emrat për kryesinë e re, nënkryetarët e partisë dhe të kandidatin për kryeministër, kjo u mohua nga zëdhënësi, Besian Mustafa.

Ai në një prononcim për media tha se të vetmet pika që janë diskutuar në kryesinë e LDK-së janë shpërndarja e Kuvendit të Kosovës që pritët të ndodhë me 22 gusht dhe përgatitjet për zgjedhje të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat