Ushtaraku shqiptaro-amerikan zbulon skenarin: Ja çka do të ndodhte nëse Haradinaj s’do të dorëhiqej

Aktuale

Ushtaraku shqiptaro-amerikan zbulon skenarin: Ja çka do të ndodhte nëse Haradinaj s’do të dorëhiqej

Nga: A.Zh Më: 7 gusht 2019 Në ora: 09:36
Ramush Haradinaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka akuzuar Ramush Haradinajn ka gënjyer për dorëheqjen e tij, duke thënë se ai nuk u largua nga ky posti i kryeministrit për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale si i dyshuar.

Kurteshi ka thënë se nëse Haradinaj është i dyshuar, kthimi në postin e dorëhequr tregon “pangopshmërinë për zhvatje të buxhetit”.

E me këtë kritikë të deputetit të VV-së, po pajtohet edhe ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, përcjell Bota sot.

Maralusha në një postim në Facebook, ka treguar se dy ditë para dorëheqjes së Haradinajt, bashkëpunëtorë të tij, i kishin thënë se nëse Haradinaj nuk do të largohej, ndërkombëtarët do ta rrëzonin qeverinë.

“Biseduesit e mi më bën të ditur se në qoftë se Ramushi nuk do të jepte dorëheqje - ndërkombëtarët e patën vendos me i shkëput të gjitha bashkëpunimet me qeverinë e tij”, ka shkruar Maralusha.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Pajtohem me Z. Kurteshin sa i përket dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj. Dy ditë para se Haradinaj dha dorëheqje, disa bashkëpuntorë të mi, më thanë se Ramushi s’ka rrugëdalje tjetër përveç asaj se ai ja duhet me dhënë dorëheqje dhe me e shpëtu fytyrën, ose me refuzua dhe që qeveria e tij do të rrëzohet nga ndërkombëtarët. Biseduesit e mi më bën të ditur se në qoftë se Ramushi nuk do të jepte dorëheqje - ndërkombëtarët e patën vendos me i shkëput të gjitha bashkëpunimet me qeverinë e tij.

Unë, në një postim para disa muajve e pata paraprit se një gjë e tillë ka me ndodhë dhe e pata këshilluar (në postim) se në qoftë se Ramush Haradinaj do me shpëtua fytyrën, duhet me dhënë dorëheqje e jo me prit që të tjerët ta rrëzojnë, gjë që nuk kishte qenë mirë për të se ai kishte humb fytyrën para popullit, sidomos në sytë e Dukagjinasve ai ishte shikuar si një person i dobët dhe jo burrnor. Tash Ramush Haradinaj, duhet të shkojë ne zgjedhje dhe duhet t’iu thotë mbështetësve të tij se "Unë e mbajta fjalën dhe nuk u dorëzova para armiqve."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat