Sveçla me Ahmet Isufin: Keni pasë çdo ditë skandale në Qeveri

Aktuale

Sveçla me Ahmet Isufin: Keni pasë çdo ditë skandale në Qeveri

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 18:21
Xhelal Sveçla

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla në studion e emisionit Frontal në T7 ka folur për ato që sipas tij janë arsyet se pse kanë kërkuar që qeverisja në krye me Ramush Haradinaj të dorëhiqet.

Svecla tha se kjo qeveri ka qenë e shantazhuar në vazhdimësi nga Lista Serbe, pastaj nga PSD-ja e PDK.

“Kjo qeveri është shantazhuar nga Lista Serbe. Ne kemi kërkuar dorëheqjen e kësaj qeverie. Ka qenë e shantazhuar edhe nga PSD-ja e PDK-ja, nuk i ka sjellë diçka të mirë në këtë vend”, tha deputeti i VV-së, duke komentuar kështu edhe dorëheqjen e Haradinaj nga pozita e kryeministrit.

“Ai u pru para një aktit të kryer dhe dha dorëheqje. Kuvendi ishte jofunksional, u grumbulluan projektligjet me nga 50 pika. Është me rëndësi që kjo qeveri shkoi dhe po kthehet vullneti te populli. Nuk ka asnjë subjekt politik që thotë se gjendja në Kosovë është e mirë”, shtoi tutje, derisa përmendi edhe kushtet që PSD i bëri për votim të buxhetit.

“Që nga dita e parë kur është dashtë me e pritë listën Serbë gjithë kuvendi që të kthehet nga Beogradi që të sjellë amanetin e Beogradit ai është shantazh. Kryeministri e priti Radojciqin në zyrën e tij, tash ai është i kërkuar nga hetuesia. Për t’u votuar buxheti PSD i vendosi 5 kushte, në vazhdimësi për shkak të numrave”, tha ai, duke shtuar se vetë fakti që nuk ka pranuar që të udhëheq në dialog, ka qenë papërgjegjësi.

“Ai tha se nuk do të merret me negociata se ka punë të tjera, dmth i hapi terren Hashim Thaçit, e kjo është përgjegjësi direkte e Ramush Haradinaj.  Prap me grupit negociator, edhe gjykata Kushtetuese tha se abstenimi i kryeministrit nuk është pro ligjit”, ka thënë deputeti, teksa, ka shtuar se ka pasur skandale cdo katër ditë, duke i përmendur ato.

“Kanë pas skandale cdo katër ditë, tu fillu prej rritjes së rrogës qind për qind e nepotizmit të skajshme, falja e borxheve. Këshilltari i tij fitoi në monopolin për duhan”, tha Sveçla.

“Taksa 100 për qind është hap i mirë, me Serbinë duhet të kemi raport reciprociteti. Unë larg zotit me falendëru Hashim Thaçin, ai e ka pru Kosovën qetu ku osht. Unë mendoj që institucionet e Kosovës janë mjaftueshëm të fuqishme që me i dhanë drejtim këtij vendi po nuk ka vullnet me e bë këtë. Ata që ke kanë udhëheq këtë vend janë edhe përgjegjësit pse ky vend është në këtë situatë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat