E thotë Mimoza Kusari- Lila: Akoma nuk dihet nëse do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Aktuale

E thotë Mimoza Kusari- Lila: Akoma nuk dihet nëse do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 07:48
Mimoza Kusari- Lila

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se akoma ka dyshime se vendi mund të mos shkojë në zgjedhje.Në Interaktiv, Kusari-Lila ka thënë se beson që mund të ekzistojë një skenar që të krijohet një “zgjidhje pa zgjedhje”.Ajo ka thënë se situata aktuale do të dëshmojë se sa funksionon demokracia në Kosovë.

“Edhe pse si opozitë i kemi pa zgjedhjet domosdoshmëri, unë si deputete, edhe pse pa ndodh takimi i 22 gushtit i caktuar për shpërndarje të Kuvendit, e kam problem të besoj se s’do të ketë përpjekje për të bërë zgjidhje pa zgjedhje. Ka një qetësi totale dhe një datë të largët, më shumë se një muaj nga dorëheqja e Haradinajt nga pozita e kryeministrit”, ka thënë ajo. “Mendoj se këtu do të shihet sa jemi sovran e sa funksionon demokracia në Kosovë. Nëse arrihet një zgjidhje pa zgjedhje, atëherë e shohim se kjo është vetëm për arsye se është rekomanduar në forma të ndryshme që të bëhet kjo se është interes i vendit. S’jam e bindur deri në fund se ky skenar është jashtë agjendës”.Sipas saj, vetë dorëheqja e Haradinajt ishte e befasishme.Ajo ka shtuar se “përvoja e deritashme në Kosovë tregon se heshtja e bashkësisë ndërkombëtare për situata të tilla mund të prodhojë me diçka tjetër jashtë zgjedhjeve”.

“Në momentin kur distancohesh nga politika dhe realiteti kosovar dhe e sheh zhvillimin e sheh se kush është vendimmarrës, ose sa jemi ne vendimmarrës. Përderisa ka pas vazhdimisht kaos, gjithmonë në heshtje, edhe më herët, edhe para pavarësisë, por pas pavarësisë gjithmonë kemi pas bashkërendim me bashkësinë ndërkombëtare. Në këtë rrethanë kemi pas kryeministër që s’ka pranuar të ecën në çdo drejtim. Ai ka dhënë dorëheqje e tash ne e shohim se a janë forcat politike që marrin vendim a dikush tjetër në prapaskenë”, ka shtuar ajo.Sipas saj, brenda një jave apo dy mund të merret vesh se a është skenari i zgjedhjeve serioz, apo ka qenë skenar që Haradinaj të shtyhet në dorëheqje e të bëhet qeveri e re për të marrë vendime se si të ecet përpara, përfshirë edhe me dialogun me Serbinë.

Kusari-Lila po ashtu ka thënë se edhe vendimi i menjëhershëm i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, që të kundërshtojë dhënien e mandatit nga presidenti Hashim Thaçi për të propozuar një emër të ri për kryeministër, ia ka shtuar bindjen se është një skenar i fshehtë, “sepse i shtohet Veselit pushteti se nuk i frikësohet zgjedhjeve e më pas vjen dita për të gjetur zgjidhje pa zgjedhje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat