Kadaj-Bujupi: Veseli e sheh veten pronar të postit të Kryeministrit

Aktuale

Kadaj-Bujupi: Veseli e sheh veten pronar të postit të Kryeministrit

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 15:37
Donika Kadaj-Bujupi

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka bërë një komentim mbi deklaratën e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, kur tha se më nuk e japin postin e kryeministrit me qira.

“Kryeministri u takon qytetarëve, jo qiradhënësve”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Për politikën dhe për funksione të rëndësishme shtetërore, kryetari i PDK-së flet me koncepte të thjeshta biznesi të qiradhënies. Pa ndonjë strukturë të qartë logjike, ai e sheh veten pronar të postit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, përkundër se partia e tij po bie teposhtë si ndonjë avion i prishur”, shtoi tutje.

Sipas saj funksioni institucional nuk i takon ndonjë partie.

“Funksioni më i rëndësishëm institucional nuk i takon ndonjë partie, aq më pak PDK-së. U takon qytetarëve, ashtu siç edhe ka thënë Haradinaj kur e ka paraqitur dorëheqjen e tij”.

Postimi i plotë:

Kryeministri u takon qytetarëve, jo qiradhënësve

Për politikën dhe për funksione të rëndësishme shtetërore, kryetari i PDK-së flet me koncepte të thjeshta biznesi të qiradhënies. Pa ndonjë strukturë të qartë logjike, ai e sheh veten pronar të postit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, përkundër se partia e tij po bie teposhtë si ndonjë avion i prishur. Funksioni më i rëndësishëm institucional nuk i takon ndonjë partie, aq më pak PDK-së. U takon qytetarëve, ashtu siç edhe ka thënë Haradinaj kur e ka paraqitur dorëheqjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat