Gani Geci i reagon Parim Ollurit: “Ju jeni msu me fy, me ngacmu e me sha këdo...”

Aktuale

Gani Geci i reagon Parim Ollurit: “Ju jeni msu me fy, me ngacmu e me sha këdo...”

Nga: D.RR Më: 9 gusht 2019 Në ora: 13:41
Parim Olluri dhe Gani Geci

Gani Geci i ka reaguar gazetarit Parim Olluri, pasi ky i fundit mori ftesë nga policia e Kosovës që të paraqitet, për një denoncim që e ka bërë Gani Geci ndaj tij.

Në një koment në postimin e Ollurit, Geci ka thënë se Olluri po e shkel nenin 186 të kodit penal të Republikës së Kosovës.

Geci e lut Ollurin që ta lë atë me punët e tij.

Postimi i plotë:

I nderuar gazetar Parim Olluri është shumë e vërtetë se unë Gani Geci nga fshati Llaushë komuna e Skenderajt nga i ati Ademi dhe e ëma Raba kam ba një ankesë ne Policin e Kosovës duke ju denoncuar juve si person dhe jo si Gazetar sepse për rastin e titullit të Gazetës Insajder nuk e kam ditur që e keni shkruar ju.
Unë edhe më herët iu kam paralajmëruar se juve me shkrimet e juaja ne llogarinë tuaj private ne FB po shkelni nenin 186 te kodit penal te Republikës se Kosovës. Ju jeni ai qe më keni udhëzuar qe te paraqitem ne Polici dhe Gjykat andaj une kam vepruar sipas udhëzimit tuaj .
Mos i merr neper gojë organet shtetërore se juve me keni udhëzuar te ju denoncoj edhe e kam paraqitur rastin .
Ju jeni mësuar me fy me ngacmu me sha kedo dhe nese juve ju thot dikush ma bre burr ju i thoni po me kercnon .
Une kam njoftur policin ata sigurisht kan njoftuar prokurorin .
Tash qe te paskan thirr policia si me te quajt ty ............
Te lutem shum sikur qe tu kam lut edhe ma heret lem me pun te mia vlla i nderuar .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat