Krasniqi: PDK të martën i dërgon nënshkrimet bashkë me mocionin e 22 gushtit

Aktuale

Krasniqi: PDK të martën i dërgon nënshkrimet bashkë me mocionin e 22 gushtit

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 17:57
Memli Krasnqi

Të hënën, Kryesia e Kuvendit mori vendimin që seanca për shpërndarjen e Kuvendit të mbahet me 22 gusht.

Pjesëmarrjen në këtë seancë e kanë konfirmuar Lëvizja Vetëvendosje, Partia Socialdemokrate, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

VV-ja ishte e para e cila i ka dërguar nënshkrimet e deputetëve të saj, ndërsa gjatë ditës së sotme edhe Nisma dhe LDK-ja njoftuan se e kanë bërë një gjë të tillë.

Media ka kontaktuar me Memli Krasnqin, shefin e gurpit parlamentar të PDK-së”, për të kuptuar nëse partia e tij i ka dëguar nënshkrimet ose jo.

“Jemi pajtuar edhe me disa nga grupet e tjera parlamentare që t’i dergojmë nënshkrimet bashkë të martën, bashkë me mocionin për seancën e 22 gushtit”, tha Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat