Si e shohin Vetëvendosja, Vjosa Osmanin si kundërshtare të Albin Kurtit?

Aktuale

Si e shohin Vetëvendosja, Vjosa Osmanin si kundërshtare të Albin Kurtit?

Nga: H.O. Më: 9 gusht 2019 Në ora: 21:24
Albin Kurti/Vjosa Osmani

Deputetja e Vetëvendosjes Drita Millaku ka folur me shumë bindje për një triumf të liderit të kësaj partie, Albin Kurtit në zgjedhjet e ardhshme.

E pyetur se si e sheh garën e mundshme ndërmjet Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, Millaku thotë se ende është pro një marrëveshje me LDK-në për një listë të përbashkët.

Image

“Zgjedhjet e fundit kanë treguar se Albini e ka përkrahjen nga populli duke dal si personi më i votuar. Kam bindjen e fortë se Albini është i pakonkurencë. Megjithatë unë vazhdimisht jam për një marrëveshje me LDK-në për një listë të përbashkët, por sido që të  rrjedhin gjërat  këto zgjedhje do të prodhojnë një kryeministër nga Vetëvendosja, me apo pa LDK-në në koalicion parazgjedhor, Albini do të jetë në pozitën e kryeministrit”, thotë deputetja Millaku.

Ajo thotë më tutje se ‘Vetëvendosja do të dal parti e parë nuk kam asnjë dyshim këtë e them me plotë bindje duke u bazuar në disponimin dhe gatishmërinë  e qytetarëve për një ndryshim’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat