Tre ministrat e NISMA’s në pritjen e BIK’ut për Bajram

Aktuale

Tre ministrat e NISMA’s në pritjen e BIK’ut për Bajram

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 12:49
Skender Reçica

Një delegacion i Nismës Socialdemokrate, në përbërje të tre ministrave Shyqiri Bytyqi, Skender Reçica dhe Endrit Shala kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Ministri Reçica uroi që kjo festë të shërbejë për më shumë dashuri.

“Uroj që të ketë paqe, solidaritet, dashuri edhe respekt ndaj njëri-tjetrit në secilën familje të të gjithë komunitetit shqiptar dhe mysliman. Le të shërbejë kjo ditë për më shumë dashuri, respekt, solidaritet ndaj njëri-tjetrit. Le të shërbejë kjo ditë për të rritur punën dhe shërbimin ndaj vendit tonë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat