Hashim Thaçi feston Bajramin në Burojë

Aktuale

Hashim Thaçi feston Bajramin në Burojë

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 15:30
Hashim Thaçi feston Bajramin në Burojë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka treguar se në festën e Bajramit ai gjendet afër prindërve të tij në fshatin Burojë.

“Bajrami festohet më së miri në familje. Sot, në Burojë, me prindërit e mi: nënën Hyrë dhe babain Haxhi. Gëzuar!” shkroi Thaçi.

Sot besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë festën e Kurban Bajramit.

Gjatë ditës, urime për Bajram kanë dërguar edhe politikanë të tjerë, e shumë prej tyre edhe e kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat