Molliqaj i PSD-së: Jam mbështetës i një koalicioni LDK-VV - Bota Sot
Molliqaj i PSD-së: Jam mbështetës i një koalicioni LDK-VV

Aktuale

Molliqaj i PSD-së: Jam mbështetës i një koalicioni LDK-VV

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 23:22
Dardan Molliqaj

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se e mbështet një koalicion mes ish-partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“E inkurajoj, e shtyj, e simpatizoj një koalicion të tillë”, ka thënë ai, në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

“Jam mbështetës”, është shprehur ai, teksa ka shtuar se “do të shihet kush është VV’ja, e kush është LDK’ja”.

“Le të ndodh ky koalicion, nuk jam kundër”, ka thënë Molliqaj.

Sipas Molliqajt, VV’së i duhet koalicioni parazgjedhor me LDK’në.

Ai ka vlerësuar se ish-partia e tij po i frikohet shkuarjes në zgjedhje e vetme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...