Blerim Latifi përmend atentatin ndaj Isa Mustafës, ja çka thotë për takimin me Albin Kurtin

Aktuale

Blerim Latifi përmend atentatin ndaj Isa Mustafës, ja çka thotë për takimin me Albin Kurtin

Nga: N.Sh Më: 14 gusht 2019 Në ora: 09:29
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Këshilltari i Kadri Veselit, profesori i filozofisë, Blerim Latifi është përfshirë në debatin që po zhvillohet në lidhje me takimin Albin Kurti – Isa Mustafa i cili u mbajtë gjatë ditës së djeshme.

Latifi në këtë rast ka përmendur edhe Nolin i cili sipas tij, shkruan për dyfytyrësinë e cila brenda ditës tradhtarin e bën patriot dhe patriotin tradhtar.

Me këtë rast, Latifi thotë se kur u pengonte Isa Mustafa, LVV-ja e quanin tradhtar dhe ministër të Rrahman Morinës si dhe bënin atentat në familje, kurse sot kur u duhet për llogari të pushtetit, shton se, kanë filluar ta promovojnë si profesor të nderuar e shpëtimtar të Kosovës.

Ja postimi i plotë:

Kur shkruan për anarkinë shqiptare, Noli përmend dyfytyrësinë, e cila brenda një dite, si me magji, tradhtarin e bën patriot dhe patriotin tradhtar. 100 vjet më pas, këto fjalë e përshkruajnë saktë aktualitetin tonë. Dje, kur u pengonte Isa Mustafa, e quanin tradhtar, ministër të Rrahman Morinës, madje edhe i bënin atentat e sulme në familje, ndërkaq sot, kur u duhet për llogari të pushtetit të tyre, kanë filluar ta promovojnë si profesor të nderuar e shpëtimtar të Kosovës.

Overdozë e imoralitetit politik!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat