“Pederasti”, reagime të bujshme ndaj deklaratës së Zaevit

Aktuale

“Pederasti”, reagime të bujshme ndaj deklaratës së Zaevit

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 16:56
Zoran Zaev

Deklarata e kryeministrit të Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, se ai nuk do të lejojë disa kriminelë, një gazetar me ego dhe një pederast ta rrëzojë qeverinë, po e trondit publikun.

OJQ-të i mbrojnë të drejtat e homoseksualëve. Drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit, Urania Pirovska reagoi në Facebook.

“E neveritshme për shumë arsye! Kaq nga pranimi i diversitetit dhe respekti për ta! Jo, Zoran Zaev, komuniteti LGBTI nuk do ta falë!”

Nga Rrjeti Kombëtar Kundër Homofobisë dhe Transfobisë, ku bëjnë pjesë 20 organizata, thonë se të jesh një pederast në Maqedoninë e Veriut do të thotë të jetosh me liri të kufizuar. Ata i bënë thirrje kryeministrit të kërkojë falje, siç thuhet në njoftim, pas arsyeve edhe më ofenduese dhe të vazhdojë të promovojë të drejtat e komunitetit.

“Komuniteti LGBTI në ju dhe në partinë tuaj pa dhe ende sheh një aleat. Ne nuk mund të mohojmë që janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të drejtat e grupit LGBTI: miratimi i Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, Marrja përsipër e Financimit të Programit HIV, Ndryshimet në Kodin Penal në fushën e veprave për urrejtje, organizimi i Paradës së parë së krenarisë”, thuhet në reagimin e LGBT-së.

Zaev pas deklarimeve kërkoi falje në Twitter.

“Komuniteti LGBT ka respektin tim të madh. Kështu që para se ta shqiptoja fjalën “pederast” kërkova falje. Unë e përdora atë fjalë për të dhënë një veti të karakterit, dhe jo për të shënuar përkatësi seksuale. Kërkoj falje për njerëzit e LGBT-së. Unë do të luftoj për të drejtat e tyre, si deri tani”.

Shoqata e Gazetarëve e dënoi deklaratën dhe i bëri thirrje kryeministrit të kërkojë falje publikisht.

“Një fjalim i tillë agresiv ndaj gazetarëve nga kryetari i Qeverisë, sipas SHGM-së, mund të nxisë dhunë ndaj gazetarëve”, thonë nga SHGM-ja.

Por, në mbrojtje të Zaevit, doli sekretari gjeneral i LSDM-së, Ljupço Nikollovski.

“Deklarata nuk është skandaloze. Dhe kur një njeri është luftëtar dhe arrin ta udhëheqë vendin përpara, atëherë kriminelët dhe armiqtë do të bashkohen kundër përparimit …”, shkroi Nikollovski në Facebook.

Dhe as sot, nuk u ndalën përplasjet partiake midis VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.

“Gazetarët janë zëri i qytetarëve dhe nuk guxojnë t’u nënshtrohen presioneve dhe kërcënimeve të kriminelit të falur. Censura është një turp për çdo vend”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga LSDM-ja dolën me kundër reagim.

“Publiku, qytetarët dhe gazetarët e dinë shumë mirë se kush abuzon me ndërhyrjen e policisë në televizion privat, kush nxiste sulme fizike ndaj gazetarëve, kush fuste në burg gazetarë, kush nxiste dërgimin e kurorave në raste vdekjesh në adresat e shtëpive të gazetarëve” thuhet në deklaratën e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat