Këshilltari i Veselit zbulon kush fshihet pas kërcënimeve ndaj myslimanëve të Kosovës

Aktuale

Këshilltari i Veselit zbulon kush fshihet pas kërcënimeve ndaj myslimanëve të Kosovës

Nga: A.M. Më: 14 gusht 2019 Në ora: 20:45

Blerim Latifi, këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, ka reaguar pas radikalëve katolikë të cilët kanë kërcënuar me gjuhë fetare pushuesit nga Kosova në Shqipëri.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “një gjë është provuar qindra herë gjatë historisë sonë: sa herë grupe shqiptarësh janë hedhur kundër njëri-tjetrit me motive fetare, në xhepat e tyre janë gjetur para të armiqve të kombit shqiptar!”

Postimi i plotë:

Lidhur me këta dy horrat që po kërcënojnë me gjuhë fetare pushuesit nga Kosova në Shqipëri.

Një gjë është provuar qindra herë gjatë historisë sonë: sa herë grupe shqiptarësh janë hedhur kundër njëri-tjetrit me motive fetare, në xhepat e tyre janë gjetur para të armiqve të kombit shqiptar!

Neve na përsëritet historia, sepse kurrë nuk mësojmë nga gabimet e saj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat