Ministri Yagcilar priti në takim lamtumirës ambasadorin O’Connell          - Bota Sot
Ministri Yagcilar priti në takim lamtumirës ambasadorin O’Connell         

Aktuale

Ministri Yagcilar priti në takim lamtumirës ambasadorin O’Connell         

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 13:59
Pamje nga takimi

Ministri i MAP-it Mahir Yagcilar,  ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin britanik Ruari O’Connell. Ministri Yagcilar ka falënderuar ambasadorin ër përkrahjen e vazhdueshme  në shtetndërtimin  dhe proceset reformuese në Republikën e Kosovës.

Gjatë këtij takimi, ministri Yagcilar foli për zbatimin e ligjeve të reformës së administratës publike, ku ai theksoi se, ekipet dhe ekspertet me përkrahjen e Zyrës se Bashkimit Evropian, janë duke punuar në legjislacionin sekondar, madje ministri Yagcilar tha se, me Ambasada Britanike kemi pasur bashkëpunim shumë të ngushtë në projektin e përzgjedhjes të zyrtarëve drejtues në shërbimin civil, duke falënderuar veçanërisht falënderoi Ambasadorin Ruari O’Connell për përkrahjen e drejtpërdrejt. Me këtë rast e gjithashtu njoftoi se në kuadër te këtij procesi, do të ndërtohet qendra për testime shtetërore. Ministri Yagcilar në këtë takim, Ambasadorin O’Connell, e njoftoi  gjithashtu,  se ligjet do të  kenë  një qasje pozitive në procesin e rekrutimit

Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, falënderoi ministrin e MAP-it Mahir Yagcilar, për bashkëpunimin e deritashëm, duke theksuar se projekti  për emërime të zyrtarëve të lartë të nivelit drejtues, përkundër sfidave, ka pasur sukses, ku me këtë rast është vepruar në bazë të parimeve të meritës, transparencës  dhe paanësisë.

Në përmbyllje të këtij takimi lamtumirës, ministri Yagcilar i uroi suksese në karierën e tij ambasadorit Ruari O’Connell , duke e falënderuar për kontributin  e madh që ka ofruar gjatë mandatit të tij, në zhvillimin e proceseve demokratike në Republikën e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...