Kadaj-Bujupi: Zgjedhjet e ardhshme janë referendum, votojmë për ndarjen apo mosndarjen e Kosovës - Bota Sot
Kadaj-Bujupi: Zgjedhjet e ardhshme janë referendum, votojmë për ndarjen apo mosndarjen e Kosovës

Aktuale

Kadaj-Bujupi: Zgjedhjet e ardhshme janë referendum, votojmë për ndarjen apo mosndarjen e Kosovës

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 21:17
Donika Kadaj-Bujupi

Sekretarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi zgjedhjet e ardhshme nacionale që do të mbahen në Kosovë, i ka vlerësuar si shumë të rëndësishme, duke i quajtur referendum ku do të votohet për ndarjen apo mosndarjen e Kosovës.

Ajo në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova ndodhet para një momenti kyç, ku sipas saj deri në këtë kohë Haradinaj ka penguar projektin e dëmshëm për ndarjen e Kosovës.

“Jemi para një momenti kyç, kur jemi pro ndarjes dhe kundër ndarjes, Haradinaj e ka penguar ndarjen e Kosovës por tani situate ka ndryshuar”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Deputetja ka theksuar se ky projekt i rrezikshëm është përkrahur edhe nga zyrtarë të partive tjera, siç është nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

“Është përkrah prej nënkryetarëve të partive të caktume. Njëri prej tyre është Lutfi Haziri. Dy njereëz që kanë përfaqësu parti politike, Hashim Thaçi si president por dihet roli i tij, dhe Lufti Haziri si nënkryetar i LDK-së e kanë përkrah ndarjen e Kosovës”, ka thënë ajo.

Kadaj-Bujupi ka insistuar se këto zgjedhje duhet të shihen si referendum.

“Këto zgjedhje janë referendum, për ndarjen apo mosndarjen e Kosovës”, ka thënë ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...