Pas gotave me verë me Thaçin e Metën, Haradinaj i kthehet çajit të ‘rusit’ në Llap

Aktuale

Pas gotave me verë me Thaçin e Metën, Haradinaj i kthehet çajit të ‘rusit’ në Llap

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 16:55
Ramush Haradinaj

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka qëndruar në komunën e Podujevës.

Aty, i pari i AAK-së ka pasur edhe takime të shumta me qytetarë të kësaj komune, me çka ,ata edhe i kanë uruar mirëseardhje me çaj ‘rusi’.

Kështu ka shkruar vetë Haradinaj në Facebook ku ka thënë se “Ashtu siç e don tradita, nga një çaj në Llap!”.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, Haradinaj mori pjesë në edhe në manifestimin më të rëndësishëm në Kosovë, që ka për qëllim promovimin e rrushit dhe verës, festivali “Hardh Fest”,aty ku mori pjese edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat