Nënkryetari i Kuvendit të Malit Të Zi: Kemi të drejtë të shpalosim flamurin shqiptar - Bota Sot
Nënkryetari i Kuvendit të Malit Të Zi: Kemi të drejtë të shpalosim flamurin shqiptar

Aktuale

Nënkryetari i Kuvendit të Malit Të Zi: Kemi të drejtë të shpalosim flamurin shqiptar

Nga: F. B. Më: 18 gusht 2019 Në ora: 08:15
Flamuri shqiptar

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Genc Nimanbegu ka deklaruar se shqiptarët kanë të drejtë të përdorin dhe shpalosin flamurin shqiptar, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”, pas reagimit të Ministrisë së kulturës dhe ngritjes së flamurit në një manifestim në lumin “Cijevna”.

Nimanbegu ka thënë se me përfaqësuesit e partive shqiptare do të bëjë një konsultim pas paralajmërimit të Ministrisë së Kulturës për ngritje të padisë për përdorim të flamurit shqiptar në manifestimin në lumin “Cijevna”.

Ai për Radio Mali i Zi ka thënë se është i befasuar me informatën se Ministria e Kulturës do të ngrit padi ndaj organizatorit të tubimit në “Cijevna”, ku është ngritur flamuri shqiptar pa flamurin e Malit të Zi dhe se ata kanë të drejtë të shpalosin flamurin.

Nimanbegu ka nënvizuar se shqiptarët janë autokton në territorin e Malit të Zi dhe sipas Kushtetutës kanë të drejtë në përdorimin e simboleve të veta kombëtare.

"Jam i befasuar jo këndshëm, Ministria e Kulturës dhe personali i punësuar atje absolutisht duhet të dinë se ne si popull në Malin e Zi, shqiptarët që jetojnë si autokton në këto hapësira, kemi simbolin kombëtar dhe se sipas Kushtetutës kemi të drejtë në përdorimin e lirë të tij dhe çdo gjë tjetër është inicim i përlarjes më popullin tonë ", tha ai.

Nimanbeguka thënë se për paralajmërimin e padisë do të bisedojë me subjektet tjera shqiptare.

"Të shohim mënyrën adekuate të reagimit ", ka thënë ai.

Ministria malazeze e Kulturës ka kumtuar se do të paraqes padi ndaj organizatorit të tubimit në lumin “Cijevna” ku është ngritur flamuri shqiptar pa flamurin shtetëror të Malit të Zi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...