Mundësia për një të ardhme më të mirë për vendin, qëndron tek Vetëvendosje - Bota Sot
Mundësia për një të ardhme më të mirë për vendin, qëndron tek Vetëvendosje

Aktuale

Mundësia për një të ardhme më të mirë për vendin, qëndron tek Vetëvendosje

Nga: V.R Më: 18 gusht 2019 Në ora: 15:54
Foto Ilustrim

Publicisti dhe njohësi i rrethanave politike, Leon Duhanaj, për “Bota sot” ka thënë kuër bëhet fjalë për qeverisje në Kosovë, është e vështirë që njeriut t’i shkoj mendja në diçka pozitive. Ai ka thënë se duke u bazuar në zhgënjimet e njëpasnjëshme për vendin, vështirë se do të vijnë ditë të mira, së paku jo në këtë periudh.

“Kur bëhet fjalë për qeverisje në Kosovë, vërtetë është vështirë që njeriut t'i shkoj mendja në diçka pozitive. Pa marrë parasysh se nga cilat subjekte, gjithsesi mbetet dyshimi i madhe bazuar në zhgënjimin që na sollën, se një ditë do të sjellin diçka të mirë për vëndin. Është politika kosovare e përfaqëuar në partitë politike e cila e ka vrarë shpresen në ketë vënd, nga i cili qytetarët po ikin me të madhe. Pra, është treni i fundit edhe ashtu i vonuar që të shpëtohet aq sa ka mundësi aq sa ënde nuk është fundorur përfundimisht. Me që sipas të gjitha gjasave jemi në prag të zgjedhjeve mendoj që Kosova, përkatësisht qytetarët së pari duhet të këndellën dhe ta masin mirë kujt parti, përkatësisht individi po ja bësojnë votën”, tha ai.

Duhanaj, shtoi se për gjendjen aktuale në të cilën ndodhemi, të gjitha partitë kanë peshën e fajit.

“Nëse flasim për partitë politike, të gjitha janë fajtore për gjëndjen e krijuar në vend. Por,  në të gjitha ka edhe njerëz të mirë, të cilët mund t'i kontribuojnë vëndit pozitivisht. Anda këshilla ime do të ishte së pari zgjedhni personin e duhur në mënyrë që të mirët të dalin në sipërfaqe. Do ta prefesoja që subjektet të garojnë secila veç e veç. E mira e të mirës kishte me qenë, që të kemi një konsensus apo edhe marrëveshje paraprake  për temat bosht që e presin ketë vend, pra një lloj uniteti kombëtare dhe, të pri ai subjekt që merr vota më shumë. Kështu do të kishin pasqyrë të çartë të mbështetjes elektorale, por edhe kishim me pasë një marrëveshje të shpejtë qeverisese pas zgjedhjeve”, tha Duhanaj.

Ai, shtoi se Lëvizja Vetëvendosje do të duhej që të distancohen nga lëvizjest esencialisht ektremiste e t’i drejtohen qendrës.

“Kombinimet me interesante për mendimin tim kishin me qenë  bashkëpunimi LDK-LVV, .e kusht që marrëveshja për koalicion të jetë e sinqertë dhe e strukturuar mirë. Për ta arritur ketë,  për mendimin tim çelësi është tek VV, sepse ata duhet të lëvizin dukshëm drejtë qendrës.  Duhet të distancohen esencialisht nga shumë qëndrime ekstremiste dhe, duhet të futën në koalicion të sinqertë me LDK-në pa pasur prapavija kundër tyre”, tha ai.

Sipas tij, këtij koalicioni do të mund t'i bashkangjitej edhe ndonjë subjekt tjeter pa problem, krejtë nëse ky është i bazuar në parime e jo në intriga.

“Ajo çfarë i duhet Kosovës pa marrë parasysh kush me kënd bën është një.përbërje e qeverisë me intrlektual që nuk janë të përfolur pëa krim as korrupsion. Që kanë afinitet për ta rindërtuar imazhin e Kosovës tashmë të nëpërkëmbur nga injorantë  te të gjitha llojeve. Nuk e shoh pozitive vë dosjen apriori të vijave të kuqe kundrejt asnjë  subjekti. Vija të kuqe do duhet vëndosut secilit indiviq që ka hipoteka dhe secilit shtet që e lufton ekzistencën e shtetit të Kosovës”, tha Duhanaj.

Duhanaj, shtoi se treni i fundit për një Kosovë më të mirë, është i vonuar por megjithatë ka shpresë.

“E thashë  me lartë se është treni i fundit dhe, i vonuar. Megjithatë, ka shpresë.dhe kjo do të ndodhte nëse vërtetë këndellemi dhe krijpjmë standarde të reja, mbi të cilat do ta ndërtonim të ardhmën.  Modele kemi mjaftë, si për të mirë, ashtu dhe për të keq. Të këqijat i kemi adaptuar si shoqëri, tashi ka mbetur t'i adaptojmë praktikat e mira, të pakten kishte me qenë e preferueshme”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...